E Diel, Gusht 24, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Petritsch: Kurti s’mund ta refuzojë themelimin e Asociacionit, s’kam frikë se bëhet Republika Srpska

3 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Marrëveshja me bazë planin franko-gjerman do të ishte “një hap i rëndësishëm drejt normalizimit” thotë ish i dërguari i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch, por shton se kjo nuk nënkupton marrëveshje përfundmitare.

“Propozimi franko-gjerman nuk përcakton një zgjidhje përfundimtare, por është një hap i rëndësishëm i ndërmjetëm në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.Nuk ka njohje zyrtare diplomatike, por sipas modelit të bashkëpunimit gjermano-gjerman, hapa të rëndësishëm duhet të ndërmerren në mënyrë pragmatike në normalizimin e ndërsjellë të marrëdhënieve”, thotë diplomati austriak me përvojë në një intervistë për mediumin serb, “Kosovo Online”.

Ai s’ka dyshim se lufta në Ukrainë e ka bërë Berlinin dhe Parisin më aktivë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Petritsch tha se ka ngjashmëri mes marrëveshjes mes dy Gjermanive dhe propozimit në dialogun Kosovë – Serbi, por thotë se ato “janë të kufizuara”.

ADVERTISEMENT

Sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai thotë se “ka ardhur koha për negociata konkrete”, përcjell Gazeta Express.

“Duhet të respektohen marrëveshjet e dakorduara, kështu që edhe Prishtina duhet ta respektojë atë parim. Kurti mund të thotë se nuk e dëshiron Asociacion në një mënyrë të caktuar, por nuk mund ta refuzojë themelimin e Asociacionit. Parimi i së drejtës ndërkombëtare dhe shteteve juridike është se marrëveshjet e nënshkruara duhet të respektohen edhe nga qeveritë e ardhshme, pa këtë nuk do të kishte marrëdhënie ndërkombëtare”, tha ai.

Petritsch tha se nuk ka frikë që ky asociacion do të mund të bëhej njëfarë Republika Srpska.

“Nuk kam frikë nga kjo, sepse bëhet fjalë për komunat serbe, në ato zona ku mund të menaxhojnë më mirë vetë, duke e marrë atë të drejtë, që të mund të bashkohen dhe që në kuptimin politik, ata bashkërisht i paraqesin kërkesat e tyre në Prishtina”, thotë ai ndër tjerash, duke shtuar se “Kurti duhet të fillojë t’i përkushtohet seriozisht Asociacionit”.

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2025-07-04
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2025-07-04
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2025-07-04
Next Post
Krasniqi: Vendi është në ditët më të vështira që nga çlirimi

Krasniqi: Vendi është në ditët më të vështira që nga çlirimi

Related Post

Young Boys barazon në Champions League, Imeri ndëshkohet me karton të verdhë

Young Boys barazon në Champions League, Imeri ndëshkohet me karton të verdhë

2023-08-23
Autoritetet serbë arrestojnë dy kosovarë në Merdare, thonë se kishin ‘arsenal’ armësh në veturën me targa RKS

Autoritetet serbë arrestojnë dy kosovarë në Merdare, thonë se kishin ‘arsenal’ armësh në veturën me targa RKS

2024-01-06
PSV bën përmbysjen e madhe, fundos Sevillën

PSV bën përmbysjen e madhe, fundos Sevillën

2023-11-29

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2 MUAJs MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2 MUAJs MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2 MUAJs MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2 MUAJs MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

2 MUAJs MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

2 MUAJs MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

2 MUAJs MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2 MUAJs MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2 MUAJs MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

2 MUAJs MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL