E Merkurë , Shtator 10, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Petkoviq doli në konferencë të jashtëzakonshme pasi Kurti tha se nga Serbia po përgatiten sulme të reja

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, synoi t’i kundërpërgjigjej kryeministrit Albin Kurti me një konferencë për media pasi Kurti bashkë me ministrin Xhelal Sveçla sot përmes një konference njoftuan se Serbia po planifikon sulme të reja kundër Kosovës.

Petkoviq tha se ishte “një gënjeshtër absolute” se Serbia po përgatit sulm ndaj Kosovës, derisa për Kurtin tha se po synon të krijojë kriza dhe “ta largojë vëmendjen nga gjendja e keqe ekonomike dhe përplasjet e shumta në Kosovë duke sulmuar verbalisht Beogradin dhe duke përmendur ngjarjet nga Banjska”.

“Është një gënjeshtër absolute se Beogradi po përgatitet për një sulm. Nuk ka stërvitje në terrene, është një mënyrë për të shmangur detyrimet që ka në dialog, sepse tani kemi ardhur në momentin që të flasim për hapa konkretë, për formimin e Asociacionit”, tha Petkoviq, raporton RTS, transmeton Express.

Petkoviq pretendoi se me konferencën e sotme, Kurti dhe Sveçla po tentojnë të mashtrojnë  gjithë opinionin, veçanërisht publikun ndërkombëtar.

Petkoviq tentoi ta mbrojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ushtrinë serbe nga përgjegjësia e sulmit terrorist në Banjskë.

“Prandaj ai e përdor temën e Banjskës, sulmin ndaj presidentit Vuçiq, për të shmangur hapat konkretë që çojnë në formimin e  Asociacionit”, tha Petkoviq.

Kurti sot ka thënë se grupi i Milan Radoiçiq është duke u riorganizuar për sulme të radhës në Kosovë.

Ky organizim, Kurti tha se po ndodh në ambientet e një firme në Rashkë, ku Radojiçiq mban edhe takime me zyrtarë të BIA-s serbe.

Kosova ka akuzuar Serbinë se është e përfshirë direkt në sulmin terrorist të Banjskës dhe ka publikuar edhe dëshmitë që prapa organizimit të sulmit që la të vrarë policin Afrim Bunjaku qëndron shteti serb.

ADVERTISEMENT

TË NGJASHME

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

2025-09-09
Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

2025-09-09
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

2025-09-09
Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

2025-09-09
Next Post
Abdixhiku vizition studion ku po skalitet shtatorja e Rugovës që do të vendoset në Pejë

Abdixhiku vizition studion ku po skalitet shtatorja e Rugovës që do të vendoset në Pejë

Related Post

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

2023-02-07
Davis i Pejës sërish MVP

Davis i Pejës sërish MVP

2024-01-22
NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni mbështetje ushtarake Rusisë, ose…

NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni mbështetje ushtarake Rusisë, ose…

2023-05-16

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

15 ORË MË PARË
Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

20 ORË MË PARË
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

21 ORË MË PARË
Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

21 ORË MË PARË
Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

2 DITË MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

21 ORË MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

21 ORË MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

2 DITË MË PARË
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

6 DITË MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

6 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL