Autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut kanë përuruar sot pikëkalimin e përbashkët kufitar në mes të dy shteteve në pikë-kalimin kufitar Hani i Elezit-Bllacë.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë të dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Kristian Mickovski.
Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij ka thënë se pas një angazhimi të gjatë sot po përurohet një projekt i veçantë për të dy shtetet.
“Janë më shumë se pika kufitare. Janë pika të reja që lidhin edhe më shumë dy shtetet tona”, ka thënë Kurti, duket treguar se modeli i kësaj pike kufitare do të jetë “hyrje-hyrje”.