F.B.
Komandanti i Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa, pritet të japë dëshmi në Gjykatën Speciale të Hagës.
Kjo dëshmi ka shkaktuar përplasje në seancën e sotme, që po mbahet në Hagë.
Kjo pasi Prokuroria në momentet e fundit ka kërkuar që dëshmitë e mëhershme të “Remit” të merren parasysh, në mënyrë që, sipas tyre, “të kursehet koha”.
Pra, Prokuroria kërkoi që “Remi” të mos shkojë në seancë për të konfirmuar dëshmitë e mëhershme, por vetëm të përgjigjet në kundërpyetjet e mbrojtjes.
Nëse dëshmitë e Mustafës merren parasysh, atëherë mbrojtja me gjasë nuk do të ketë kohë të parashtrojë pyetjet e saj në detaje.
Kjo ka shkaktuar kundërshtime të ashpra nga avokatët.