E Merkurë , Shtator 10, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Përleshje ndërmjet ish-kryeministrit dhe ish-ministrit sllovak – nuk munguan as grushtet, ndërhyri policia

2 years MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri sllovak Igor Matoviq dhe ish-ministri i Brendshëm, Robert Kalinak janë përleshur të mërkurën.

Sipas mediave të huaja, dy politikanët e shquar sllovak u përleshën në një ngjarje parazgjedhore.

Ish-kryeministri Igor Matoviq u përpoq të prishë sot ngjarjen e partisë opozitare Smer-SD, pas së cilës u përlesh me ish-ministrin e Brendshëm, Robert Kalinak.

Madje, në këtë rast thuhet se është dashur të ndërhyjë edhe policia.

Siç bëhet e ditur më tej, Matoviq ka shkuar me veturën e tij në vendin e ngjarjes ku po zhvillohej një konferencë për shtyp e socialdemokratëve, të cilët sipas sondazheve ishin në avantazh.

Nëpërmjet altoparlantit, Matoviq ofendoi politikanët e opozitës dhe i fajësoi ata për ardhjen e shumë emigrantëve kur miratuan legjislacionin në këtë fushë në vitin 2018.

Kalinak ishte ministër i brendshëm në atë kohë dhe si rrjedhim përgjegjës për ligjin që lejonte emigrantët të merrnin leje qëndrimi të përkohshme.

Konferenca e sotme për shtyp para zgjedhjeve parlamentare të 30 shtatorit iu kushtua migrimit.

Siç thuhet më tej, politikanët e partisë Smer-SD u përpoqën të fikin altoparlantin e montuar në makinë.

Kalinak u përpoq t’i merrte mikrofonin Matoviqit, i cili ishte në makinë.

ADVERTISEMENT

Të dy u bënë të dhunshëm, Kalinak filloi të godiste me duar Matoviqin dhe ky i fundit tentoi ta nxirrte nga makina.

Ata u ndanë nga policia.

TË NGJASHME

Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

2025-09-09
Gjykata e Lartë dënon me 1 vit burg ish-kryeministrin Thaksin Shinawatra

Gjykata e Lartë dënon me 1 vit burg ish-kryeministrin Thaksin Shinawatra

2025-09-09
Spektakël i rrallë në qiell: “Hëna e Përgjakur” mahniti botën, u pa edhe në Kosovë

Spektakël i rrallë në qiell: “Hëna e Përgjakur” mahniti botën, u pa edhe në Kosovë

2025-09-08
Trumpi synon marrëveshje për Gazën “së shpejti”

Trumpi synon marrëveshje për Gazën “së shpejti”

2025-09-08
Next Post
Përfundon paraqitja e Kosovës në Lojërat Mesdhetare në rërë

Përfundon paraqitja e Kosovës në Lojërat Mesdhetare në rërë

Related Post

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

2023-02-07
Davis i Pejës sërish MVP

Davis i Pejës sërish MVP

2024-01-22
NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni mbështetje ushtarake Rusisë, ose…

NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni mbështetje ushtarake Rusisë, ose…

2023-05-16

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

18 ORË MË PARË
Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

23 ORË MË PARË
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

1 DITE MË PARË
Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

1 DITE MË PARË
Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

2 DITË MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

1 DITE MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

1 DITE MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

2 DITË MË PARË
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

6 DITË MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

6 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL