Takimi për çështjen e dinarit, në Bruksel, përfundoi pa rezultat. Takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, u mbajt me ndërmjetësimin e emisarit evropian, Mirosllav Lajçak.
Palët konfirmuan se emisari Lajcak doli me një propozim të ri. Kosova dhe Serbia kanë një javë kohë të dërgojnë komentet e tyre lidhur me këtë propozim. Takimi i radhës do të mbahet në mesin e muajit maj.