F.B.
Të mërkurën Peja do të ketë sfidë të rëndësishme në FIBA Europe Cup.
Kampionët e Kosovës do të jenë mysafirë të Heroes Den Bosch, në një sfidë jetike. Verdhezinjtë kanë dy fitore e dy humbje, duke u renditur momentalisht në vendin e dytë, kurse holandezët kanë katër humbje në katër ndeshje.
Pejanët kishin triumfuar ndaj holandezëve 99:84. Liderët e Superligës kanë mundur edhe PGE Spojnia Stargard, që ka po ashtu dy fitore e dy humbje. Polakët do të ndeshen me Niners, që kanë katër fitore në katër ndeshje dhe kanë siguruar kualifikimin tutje.
Ndeshja fillon nga ora 20:00.