Në kuadër të javës së 25-të në Superligë, vëmendja e futbolldashësve është te derbi gjilanas Drita – Gjilani dhe Llapi – Ballkani.
Dy përballje që pritet te sjellin futboll interesant e pse jo edhe rezultate befasuese, natyrisht shikuesit dëshirojnë të shohin gola dhe të kënaqen me lojë te bukur.
Java 25
Trepça 89 – Ferizaj e shtunë 11.03.2023. ora 13:00
Dukagjini- Drenica e shtunë 11.03.2023. ora 13:00
Llapi – Ballkani e diel 12.03.2023.ora 13:00
Drita – Gjilani e diel 12.03.2023.ora 13:00
Prishtina – Malisheva 12.03.2023.ora 13:00
Kujtojmë që në mesjavë është zhvilluar java 24
Derbi i shumë pritur në mes të Ballkanit dhe Dritës përfundoi me rezultat të barabartë 1:1. Kjo tregon se këto dy skuadra deri në fund të kampionatit do të luftojnë për titull të kampionit të Kosovës në futboll.
Ndërkaq, në ndeshjen tjetër në mes të Gjilanit dhe Prishtinës e cila përfundoi me 0:0, ky barazim shkoi në favor të mysafirëve të cilët shkëputën një pikë të madhe përballë Gjilanit, i cili siç duket synim ka ta ruajë vendin e tretë që e shpie në garat evropiane.
Gara për ekzistencë nga java në javë po bëhet interesante dhe e paparashikueshme. Janë katër skuadra të cilat janë të rrezikuara seriozisht: Drenica, Ferizaj, Malisheva dhe Trepça 89. Por nuk janë rehat as skuadra e Dukagjinit dhe ajo e Llapit, të cilat shumë lehtë mund të futën në zonën e rrezikshme.
Drenica e Malisheva humbën ndeshjet në vatrat e tyre nga Trepça 89 dhe Dukagjini dhe këto humbje mund të jenë shumë të dhimbshme, sepse humbën prej kundërshtarëve direkt që po luftojnë për ekzistencë. Ferizaj mundi Llapin dhe tashmë pozitën e fundit ia ka dorëzuar Drenicës.
Ballkani – Drita 1:1,
Gjilani – Prishtina 0:0,
Ferizaj – Llapi 2:1,
Drenica – Trepça 89 1:2,
Malisheva – Dukagjini 1:2.