FB
Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, takuar të martën eurodeputetët e grupit të socialistëve dhe demokratëve.
Ai bisedoi me ta rreth zhvillimeve të fundit në dialog si dhe Ballkanin Perëndimor në tërësi.
“Jam mirënjohës për interesimin e tyre në rajon dhe mbështetjen për të ardhmen evropiane”, shkroi Lajçak në Twitter.
Më vonë, edhe socialistët dhe demokratët kanë shkruar në profilin e tyre në Tëitter për takimin me të dërguarin evropian me ç’rast njoftuan se kanë diskutuar për dialogun para takimit të 2 majit.
“Ne bëjmë thirrje për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet në njoftimin e grupit.
Më 2 maj në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.