F.B.
Aaron Cook nuk do të jetë më pjesë e Pejës.
Klubi pejan ka njoftuar zyrtarisht sonte për ndarjen e rrugëve me basketbollistin amerikan.
Ndërprerja e bashkëpunimit është bërë me marrëveshje të dyanshme.
Njoftimi i plotë nga KB Peja (pa ndërhyrje):
“Klubi dhe Aaron Cook Jr. me marrëveshje reciproke kanë ndarë rrugët drejt së ardhmës. Ne duam ta falemnderojmë Aaron Cook për kontributin e dhënë nën fanelën e Klubit të Basketbollit Peja.
Aaron, të urojmë fillimisht shëndet, e më pas fat e sukses në rrugëtimin tënd jetësor”.