F.B.
Skuadra e Pejës të martën mbrëma do të luajë në udhëtim te ekipi qipriot AEL, në kuadër të Ligës Ballkanike.
Pejanët kanë bilanc pozitiv në BIBL dhe mund të përfundojë e para në stinor të rregullt nëse vazhdon me fitore në ndeshjet e mbetura, shkruan Gazeta Express.
Peja humbjen e vetme e ka të regjistruar nga AEL-i. Ndeshja e së martës do të jetë e gjashta për pejanët në stinorin e rregullt, momentalisht ka bilanc 4:1.
Në krahun tjetër, AEL ka bilanc prej katër fitoreve e dy humbjeve.
Përballja mes AEL e Pejës do të luhet pra të martën, duke nisur nga ora 18:30.