F.B.
Për të katërtën herë me radhë, Peja do të jetë destinacioni i dashamirëve të muzikës jazz. Kjo falë festivalit, i cili lindi në kohë pandemie dhe tashmë po rrugëton suksesshëm ndër vite, “Peja Jazz”.
“Nuk ka se si të mos kemi kujtime të bukura, nga tre edicionet e kaluara kur na bashkoi muzika jazz, për të na ngrohur zemrat në hapësirën e veçant të Kinemasë Jusuf Gërvalla”, njoftojnë organizatorët.
Tashmë datat janë bërë publike dhe nga 16 deri më 19 nëntori, Peja do të përjetojë gjallërim kulturor.
Vitin e kaluar në këtë festival interpretuan emra të shquar të skenës vendore e ndërkombëtare, duke përfshirë Rona Nishliun, Elina Duni dhe Rob Luft.