F.B.
Peja do të ketë sonte ndeshjen e fundit në grupet e FIBA Europe Cup.
Peja do të përballet me skuadrën polake, PGE Spojnia Stargard, që e kishte mundur si mysafir me rezultat 79:83.
Kampionët e Kosovës dhe skuadra polake kanë nga dy fitore e tri humbje dhe është dueli direkt për vendin e dytë.
FIBA Europe Cup ka njoftuar se nga dhjetë grupe, liderët dhe gjashtë më të mirat nga vendet e dyta do të kualifikohen tutje.
Niners është kualifikuar si lidere me pesë fitore në pesë ndeshje, kurse Peja mund të kualifikohet me fitore si e dyta, por varet edhe nga skuadrat tjera të dyta në grupet tjera.
Rezultatet me vendet e fundit në grup nuk merren parasysh për kualifikim tutje.
19:00 Peja – PGE Spojnia Stargard