E Shtunë, Shtator 13, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

“Pas vitit të ri do të ketë zgjedhje, Kosova ka humbur njohjen reciproke”

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, beson se menjëherë pasi të kalojë viti 2023, vendi do të shkojë në zgjedhje.

Krasniqi ka theksuar se Kosova e ka humbur njohjen reciproke.

“Pas vitit të ri menjëherë do të ketë zgjedhje. Sa më shpejt që vendi të shkojë në zgjedhje është më mirë sepse qytetarët po varfërohen. Ka ngritje të çmimeve, nuk ka heqje të TVSH-së as heqje të akcizës”, u shpreh ajo.

Ajo potencon se ftesës së presidentes Vjosa Osmani, LDK i është përgjigjur pozitivisht për shkak se siç thotë Krasniqi bëhej fjalë për temën e Asociacionit e cila është në interes të qytetarëve.

Megjithatë, ajo thotë se në draft-statutin e Asociacionit, i cili tashmë është publikuar, ka diçka që shkon përtej tij.

“Është një autonomi më e madhe”, thotë ajo.

“LDK-ja gjithmonë ka qenë konstruktive për çështje të mëdha, edhe në këtë rast kemi marrë pjesë në takim me presidenten duke e ditur rëndësinë tejet madhore që është dialogu dhe Asociacioni. Në lidhje me draftin që e kemi parë të gjithë, si LDK jemi të shqetësuar sepse aty ka diçka përtej Asociacionit, është një autonomi më e madhe. Si LDK e përkrahim çdo herë një Asociacion që është në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës. E di që e kanë parë shumica e deputetëve atë dokument, por mbetet shqetësuese se si kryeministri nuk është në gjendje të tregojë se çfarë ka bërë në atë marrëveshje. Ka të bëjë diçka përtej Asociacionit në atë dokument. I thith kompetencat e nivelit qendror.  Kurti nuk është në gjendje të dalë të prezantoje diçka që ka dhënë përtej Zajednicës. Ajo është tepër shqetësuese. Përveç që ka autonominë më të madhe, ne si Republikë nuk përfitojmë asgjë. Po presim që të dërgohet në Kushtetuese së pari. Do të duhej të dërgohet sepse është dokument tejet i rëndësishëm”, tha ajo.

Deputetja e LDK-së, theksoi se procesi i dialogut me Serbinë është kthim mbrapa.

“Kosova ka humbur njohjen reciproke… tani është harruar njohja reciproke.

ADVERTISEMENT

Ne jemi ende në bisedime dhe sanksionet nuk janë larguar, gjendja nuk është ndryshuar në dialog. Dialogu është kthim mbrapa, na ka kthyer mbrapa për 10 vite. Gjendja në veri ka ardhur nga kokëfortësia e Kurtit i cili fillimisht nuk është dakorduar me aleatët ndërkombëtarë”, shtoi Krasniqi.

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Kurti priti shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barbano, e njoftoi për procesin e targave

Kurti priti shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barbano, e njoftoi për procesin e targave

Related Post

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

2022-12-26
Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

2024-04-02
FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

2023-01-31

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

3 DITË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

3 DITË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

3 DITË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

3 DITË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

3 DITË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

2 DITË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

2 DITË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

3 DITË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

4 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

4 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL