Pas takimit me presidenten e vendit Vjosa Osmani, këshilltari i lartë i DASH-it, Derek Chollet, ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti.
Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Sipas njoftimit të DASH-it, ai do të bisedojë me krerët në Kosovë dhe të Serbisë për integrimin euroatlantik, përfshirë edhe arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve, e bazuar në njohje reciproke.
Choleti muajve të fundit ka realizuar disa telefonata me kryeministrin Kurti, ndërsa një herë e ka pritur edhe në SHBA.
Choleti vjen në Kosovë e Serbi pas tensioneve të fundit në veri dhe në kulmin e përpjekjeve që janë duke bërë SHBA-ja dhe BE-ja për të arritur një marrëveshje mes dy vendeve mbi bazën e planit franko-gjerman.
Cholleti në këtë takim është i shoqëruar nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.