F.B.
Pas letrës që Kosova dërgoi në adresë të KiE-së, ku konfirmohet përkushtimi në përgatitjen e draft-statutit për krijimin e “mekanizmit për vetëmenaxhimin, koordinimin dhe bashkëpunimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot, në takime të ndara, është takuar me ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, dhe ambasadorin e Gjermanisë, në Kosovë, Jorn Rohde.
Merret vesh se në këto takime është diskutuar lidhur me zhvillimet pasi që Kosova ka dërguar letrën në Këshillin e Evropës.