F.B.
Pas 32 vitesh, largohet nga detyra “Fergusoni” i Fushë Krujës.
Mbi tri dekada në këtë post kanë bërë që në rrethin e tifozërisë ai të krahasohet edhe me trajnerin e Mançester Junajtidit.
Suksesin më të madh me ekipin e ka pasur sezonin 1993–1994, kur i ngjiti në Superiore.
Ai është një emër i njohur në rrethin e sportdashësve, pasi më parë ka qenë futbollist i Ilirisë, por ka luajtur dhe me ekipe të tjera si Kastrioti, Laçi, Tomori, Kuçova, Erzeni apo Burreli. Ndërsa si zv.trajner është emëruar Besnik Hasa.
Kur pritej që 66-vjeçari të niste përgatitjet për këtë edicion në Kategorinë e Dytë, mësohet se kryebashkiaku Artur Bushi ka marrë vendimin për ta liruar nga detyra. Në vend të tij pritet të emërojë Afrim Deliun, që sezonin e fundit ka qenë zv.trajner i Ilirisë.