E Premte, Nëntor 7, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Paratë e ndjekin Martin Berishajn

3 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i Kosovës në Zagreb Martin Berishaj erdhi në Prishtinë të enjtën me një numër zyrtarësh të qeverisë kroate dhe rreth 50 biznese. Bashkë me të edhe skandali që e ndjek nga viti i kaluar. Krejt këto i hodhi poshtë Berishaj kur u takua kalimthi me gazetarët. Kurti e falënderoi diplomatin ne tij të preferuar teksa u tha biznesmenëve se Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime.  Berishaj këtë ngjarje mund ta ketë menduar për të shkëlqyer edhe vetë, por aktivistë të PDK-së ia prishën ditën duke i hedhur dinarë të printuar teksa po zhvillonte punimet Forumi.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, vazhdon të ushtrojë aktivitetin e tij prej diplomati pavarësisht gjithë raportimeve ne mediat kroate dhe sllovene lidhur me skandalin financiar në të cilin dyshohet se është i përfshirë. Me Kurtin dhe Gërvallën si mburojë, Berishaj vazhdon të thotë se s’ka asgjë të vërtetë në këtë histori derisa raportimet për të në mediat sllovene sa vijnë e shtohen.

I pa shqetësuar dhe plotë disponim, Berishaj sot ka qëndruar në Prishtinë në një organizim të përbashkët të Kosovës dhe Kroacisë që ndërlidhet me bashkëpunimin ekonomik.

Ai është parë në shoqërinë e kryeministri Albin Kurti me të cilin kanë edhe një njohje shumë të vjetër. Pas eventit, teksa po dilte nga salla, ambasadori kosovar është pritur tek dera nga gazetarët të cilët edhe i kanë kërkuar një përgjigje për gjithë raportimet në mediat kroat e sllovene për skandalin financiar në të cilin dyshohet se është i përfshirë.

Si zakonisht, Berishaj mohon gjithçka dhe thotë se e gjithë kjo histori po bëhet për ta denigruar atë personalisht.

“Dua të them që këto spekulime që janë ba, i hudhi poshtë dhe ato kanë vetëm një qëllim, qëllimi kryesor i tyne ashtë të denigrohet personaliteti im, imazhi i Kosovës dhe të ndërprehen dhe të bahen çështje që nuk i ka hije dhe të futen marrëdhëniet e shkëlqyeshme të shtetit kroat, shtetit të Sllovenisë dhe njerëzit me ba emër në emër të tjetërkujt”, ka thënë Berishaj të enjten në Prishtinë.

Megjithatë gjatë kohës sa kishte qëndruar në sallë, Berishaj ishte përballur me një aksion të disa aktivistëve të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët i kanë hedhur dinarë të printuar të Serbisë. Pas këtij aksioni një prej aktivistëve kishte përfunduar në pranga.

ADVERTISEMENT

Ky aksion i PDK-së ka ardhur pasi që Berishaj dyshohet se është i përfshirë në një skandal financiar. Siç është raportuar deri tani dhe me tabelat e transaksioneve që janë bërë publike, 600 mijë euro nga dega e GEN-it në Beograd kanë përfunduar në llogarinë e kompanisë së Berishajt me bazë në Mal të Zi “MB Consulting”.

Këtë sasi të hollash, raportohet se Berishaj e ka tërhequr në “cash” ndërkohë destinacioni final i tyre nuk dihet. Ka disa raportime të tjera që pretendojnë se paratë që ka tërhequr ambasadori Berishaj mund të kenë përfunduar në Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit si mbështetje për fushatë.

Se diçka e tillë mund të ketë ndodhur e ka thënë edhe një përkrahës i shpeshtë i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkëlzen Gashi, teksa është munduar të shpjegojë arsyen se pse Berishaj po mbrohet nga shteti.

Gashi ka thënë se Berishaj ka mundur t’i japë para Vetëvendosjes por që një gjë të tillë e ka bërë ilegalisht dhe sipas tij fakti që ai mbrohet nga partia e Kurtit është tregues se e kanë një hall.

“Si duket këta kanë marrë pare dhe nuk munden tani me liru. Ky i ka dhënë pare Vetëvendosjes si subjekt politik, nuk ka të keqe donacioni, por me gjasë i ka dhënë ilegalisht.Fakti që e mbrojnë kështu tregon se këta e kanë një hall”, kishte deklaruar Gashi në Pressing të T7.

Për dyshimet rreth përfshirjes në skandalin financiar dhe marrjen e 600 mijë eurove nga GEN-I në Beograd, Berishaj ka qenë subjekt i hetimeve në Mal të Zi, megjithatë Prokuroria Speciale atje ka konstatuar se s’ka bazë për ndjekje penale.

Vetë Berishaj është edhe në një proces gjyqësor me gazetarin slloven, Vitomir Petrovic, i cili ka qenë i pari që ka raportuar. Berishaj pretendon se Petrovic ka shpifur. Ndaj Berishajt në Kosovë është ngritur një kallëzim penal nga Agjencia Kundër Korrupsionit pasi ambasadori s’e ka deklaruar kompaninë e tij “MB Consulting”.

TË NGJASHME

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2025-11-05
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2025-11-05
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

2025-11-04
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2025-11-03
Next Post
Kupa e Mbretit: Valencia – Atletic Bilbao

Kupa e Mbretit: Valencia - Atletic Bilbao

Related Post

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

2025-02-26
Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

2023-05-12
Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

2024-01-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2 DITË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2 DITË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

3 DITË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

4 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

4 DITË MË PARË
Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

15 ORË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

1 JAVË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL