F.B.
Panairi i Librit të vjetër, të rrallë dhe të përdorur për herë të katërt synon që të kthej vëmendjen te librat të cilat me përdorim janë tash e disa vjet, mirëpo që vlerën e kanë përherë të freskët.
Përderisa sot nis edicioni i 4-të, ndihmës organizatori, Berat Dakaj në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së ka treguar detajet e sivjetme.
“Në këtë panair do të paraqiten 3500 tituj të librave të vjetër, të rrallë dhe të përdorur dhe 50 botime që janë të vjetra qe më shumë se 100 vjet. E kemi edhe fjalorin frangjisht – osmanisht të Sami Frashërit”, ka veçuar Dakaj.
Pjesa më unike e këtij viti është organizimi i punëtorisë për ‘restaurimin’ e librave të përdorur, të cilat do të marrim vëmendjen e duhur për përmirësimin e gjendjes së tyre fizike.