Deputeti Fatmir Humolli, që ishte edhe pjesë e UÇK-së dhe LKÇK-së, ka treguar se si në rajonin e Prishtinës kishin organizuar celulat e para të rezistencës ndaj regjimit serb.
Në emisionin Pressing në T7, Humolli tregoi se si kishin luftuar me serbët në Lagjen e Muhaxherëve dhe lagje tjera të Prishtinës.
Ai thotë se nuk i pëlqen se si disa thonë se nuk ka pasur asnjë shkrepje të pushkës në Prishtinë. Humolli shton se kushdo që thotë kështu, e mohon kombin e tij.
“Kështu e mohon kombin. Armiku dëshiron këtë. Sepse kombi ynë i pengon”, tha ai.
Ai tregon edhe për bisedën që ka pasur me një nga zyrtarët e LDK-së gjatë kohës së luftës.
“Pa m’thënë Rugova nuk muj me dalë në mal”, i kishte thënë ai.