“Gra e burra nga ushtria amerikane për 25-vjet shërbyen me devotshmëri për lirinë dhe paqen, e edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë bashkë me ne në mbrojtje të shtetit dhe kufijve tanë”. Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një vizite që i ka bërë Gardës Kombëtare të Teksasit.
Osmani në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një mesazh të ushtarëve amerikanë që kanë shërbyer në Kosovës.
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Republikën e Kosovës – është mesazhi që dëgjuam nga ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, pikërisht në kohën e sulmit të agresionit nga Serbia vitin e kaluar”, ka deklaruar Osmani.
Prandaj ajo thotë se i ka vizituar këta gardistë për t’ju shprehur falënderime në emër të popullit të Kosovës. “Kosova është e bekuar që e ka këtë mbështetje SHBA-në”, deklaroi Osmani, e cila ka disa ditë që po qëndron në SHBA e ftuar nga kryeshefja ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albgriht.