F.B.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci me të cilën diskutuan për zhvillimet në këto fusha, sfidat më të shpeshta, si dhe planet për vitin e ardhshëm.
Me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të sektorit të arsimit, por edhe sektorëve të tjerë, në takim u potencua rëndësia e veçantë që luan në këtë drejtim bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinsititucional, thuhet në njoftimin që ka shpërbndarë Presidenca në facebook.
Në kuadër të Këshillit për demokraci dhe të drejtat e njeriut, të udhëhequr nga presidentja, janë identifikuar një sërë çështjesh që e involvojnë sektorin e arsimit, prandaj gjatë takimit thuhets e janë diskutuar prioritetet tashmë të adresuara si dhe për planet konkrete për vitin në vijim me qëllim të parandalimit dhe luftimit të dhunës me bazë gjinore.