F.B.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila është duke qëndruar në Konferencën e Mynihut në Gjermani, ka takuar Peter Sorensen, të dërguarin e posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.
“Në takimin tim të parë me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit”, ka shkruar Osmani në ‘Facebook’.
Ajo tha se do të vazhdojë të punojë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë.