F.B.
Me rastin e 18 vjetorit të vdekjes së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, për nder të kujtimit dhe trashëgimisë së tij, nën përkujdesjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Gjilan është mbajtur akademi për Rugovën.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Rugova është ati i shtetit të Kosovës. Ajo tha se ai e deshi Kosovën.
“Kosova ishte me fat që kishte njeriun e urtë dhe i cili i shndërruar shpejt në simbol të rezistencës në frymë që nuk shuhet, në flamur që nuk bie kurrë”, theksoi Osmani.
E para e vendit vlerësoi se Rugova është arkitekti i pavarësisë së Kosovës. “Presidenti Rugova do të mbete gjithherë në kujtesën tonë”, tha ajo.