E Martë, Nëntor 4, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Osmani nga Riadi njofton se Siria ka njohur Kosovën, thotë se ndihmoi Princi saudit i Kurorës

6 DITË MË PARË
in I PAKATEGORIZUAR
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se shteti i Sirisë ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ajo tha se arritën marrëveshje në Riad me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite dhe falënderoi presidentin e Sirisë Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës.

“Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë”, ka shkruar Osmani.

ADVERTISEMENT

Ajo tha se populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë.

“Prandaj, kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë”, tha presidentja e vendit.

Osmani e quajti këtë akt historik dhe tha se Republika e Kosovës po ec përpara.

“Falënderoj Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona. Tani Kosova njihet nga 120 shtete. Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë!”.

Siria bëhet shteti i tretë brenda këtij viti që njohu pavarësinë e Kosovës, duke pasuar shtetet afrikane, Sudanin dhe Kenian.

Njohjet e këtij viti erdhën pas një periudhe të gjatë të ngecjes diplomatike të Kosovës për të siguruar njohje të reja në vitet e fundit. Para këtyre, shteti i fundit që e njohu Kosovën ishte Izraeli në vitin 2021.

TË NGJASHME

Test post mobile

2022-12-10
Next Post
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Related Post

Gjergj Dedaj udhëton në Hagë, thotë se Specialja e ka ftuar kundër vullnetit të tij si dëshmitar

Gjergj Dedaj udhëton në Hagë, thotë se Specialja e ka ftuar kundër vullnetit të tij si dëshmitar

2023-10-30
Ky ishte fjalimi emocionues i presidentit legjendar Fadil Vokrri pas pranimit të Kosovës në UEFA

Ky ishte fjalimi emocionues i presidentit legjendar Fadil Vokrri pas pranimit të Kosovës në UEFA

2023-05-03
Torino e Vojvodës ‘shkel’ Napolin e Rrahmanit

Torino e Vojvodës ‘shkel’ Napolin e Rrahmanit

2024-01-07

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

7 ORË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

1 DITE MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

1 DITE MË PARË
Fillon fushata gjashtëditore për balotazhin komunal në Kosovë

Fillon fushata gjashtëditore për balotazhin komunal në Kosovë

1 DITE MË PARË
Murati deklarohet pas takimit për pagën minimale, s’e përmend nëse do të jetë 500 euro

Murati deklarohet pas takimit për pagën minimale, s’e përmend nëse do të jetë 500 euro

5 DITË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

6 DITË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË
Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL