F.B.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Nju Jork, ka takuar ndihmës-sekretaren amerikane, Dafna H. Rand.
Osmani në një postim në Facebook, bëri të ditur se me Rand ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit si dhe iniciativat e shumta të cilat, thotë ajo, është duke i çuar përpara.
“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit si dhe iniciativat e shumta, të cilat Presidenca e Republikës është duke i çuar përpara në funksion të forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Në takim, ndër të tjera, ngrita edhe shqetësimin për shkeljen flagrante të të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe spastrimin etnik nga Serbia nëpërmjet masave administrative”, ka shkruar presidentja Osmani, në Facebook.