E Diel, Maj 18, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Osmani: NATO parandaloi shfarosjen e popullit të Kosovës nga regjimi serb

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Në 24 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s, me të cilin iu dha fundi gjenocidit të regjimit gjenocidal të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ambasadorë të shteteve të QUINT-it, kanë bërë homazhe te Memoriali u ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës.

Presidentja Osmani theksoi se vullneti i popullit të Kosovës për liri mori mbështetjen e duhur nga ana e botës së perëndimore, botës së lirë, e cila u vu në anën ë duhur të historisë, në anën e së drejtës.

“Miku i madh i Kosovës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton në ditën e dhënies së urdhrit për fillimin e bombardimeve në një fjalim historik të tij, deklaroi se: ‘forca jonë ushtarake iu bashkuan aleatëve tanë të NATO-s në sulmet ajrore kundër forcave serbe, përgjegjëse për brutalitetin kundër Kosovës’”, theksoi Presidentja Osmani, njofton Presidenca e Kosovës .

Më tej, Osmani theksoi se NATO-ja ia pamundësoi regjimit kriminal spastrimin etnik të popullit të Kosovës.

“Prandaj u jemi përherë mirënjohës. 24 Marsi është dita e kthesës, shpresës dhe lirisë. Do ta përsërisim çdo herë se populli i Kosovës ishte viktimë më 1999, ndërkaq Serbia ishte agresore. Kështu do të jetë gjithnjë në analet e historisë”, është shprehur Osmani.

Sipas saj, liria është një guri themeltar i dinjitetit njerëzor.

“Megjithatë, këto vlera nuk janë gjithmonë të lehta për t’u ruajtur.  Po jetojmë në një kohë kërcënimesh për të gjithë ne. Prandaj, sërish botës së lirë i duhet unitet kundrejt tiranëve, autoktratëve e diktatorëve. Ne duhet ta dëshmojmë se paqja dhe liria nuk janë ideale të dëshiruara, por realitete të jetuara. Ne e çmojmë kontributin e miqve tanë, ndaj duke ruajtur aleancën me partnerët tanë do ta ruajmë lirinë dhe të ardhmen tonë”, ka theksuar Osmani.

ADVERTISEMENT

Presidentja kosovare ka falënderuar gra e burra të shteteve anëtarë të NATO-s, për kontributin e tyre më 1999 për lirinë e Kosovës dhe ka potencuar se secili nga ta gëzon mirënjohjen e thellë e të vazhdueshme të popullit të Kosovës.

TË NGJASHME

Në 26-vjetorin e çlirimit, fshati Shqiponjë rikujton sakrificën dhe rezistencën për liri

Në 26-vjetorin e çlirimit, fshati Shqiponjë rikujton sakrificën dhe rezistencën për liri

2025-05-17
Ursula von der Leyen në Tiranë: Po punojmë për grupin tjetër të sanksioneve ndaj Rusisë!

Ursula von der Leyen në Tiranë: Po punojmë për grupin tjetër të sanksioneve ndaj Rusisë!

2025-05-16
Pse na flihet kur bie shi?

Pse na flihet kur bie shi?

2025-05-16
Pjesëmarrja e Osmanit në Samitin në Tiranë, takimet me Erdoganin, Macronin e Rutte

Pjesëmarrja e Osmanit në Samitin në Tiranë, takimet me Erdoganin, Macronin e Rutte

2025-05-16
Next Post
Nora Gjakova e prek finalen, për medaljen e artë do të ndeshet me xhudisten nga Serbia

Nora Gjakova e prek finalen, për medaljen e artë do të ndeshet me xhudisten nga Serbia

Related Post

Haradinaj: Qeveria po bën eksperimente me aleatët, Gjermania e Mbretëria e Bashkuar rikthyen ushtarët, s’është e lehtë për ta

Haradinaj: Qeveria po bën eksperimente me aleatët, Gjermania e Mbretëria e Bashkuar rikthyen ushtarët, s’është e lehtë për ta

2023-10-18
Blinken: Marrëveshja Kosovë-Serbi sjell siguri dhe prosperitet

Blinken: Marrëveshja Kosovë-Serbi sjell siguri dhe prosperitet

2023-02-15
Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë, takon Osmanin e Konjufcën

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë, takon Osmanin e Konjufcën

2024-07-01

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Në 26-vjetorin e çlirimit, fshati Shqiponjë rikujton sakrificën dhe rezistencën për liri

Në 26-vjetorin e çlirimit, fshati Shqiponjë rikujton sakrificën dhe rezistencën për liri

6 ORË MË PARË
Ursula von der Leyen në Tiranë: Po punojmë për grupin tjetër të sanksioneve ndaj Rusisë!

Ursula von der Leyen në Tiranë: Po punojmë për grupin tjetër të sanksioneve ndaj Rusisë!

2 DITË MË PARË
Pse na flihet kur bie shi?

Pse na flihet kur bie shi?

2 DITË MË PARË
Pjesëmarrja e Osmanit në Samitin në Tiranë, takimet me Erdoganin, Macronin e Rutte

Pjesëmarrja e Osmanit në Samitin në Tiranë, takimet me Erdoganin, Macronin e Rutte

2 DITË MË PARË
Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’: Pse të mos imagjinojmë një KPE të arsimit e shkencës, ku vendet joanëtare bëhen kufij të rinj të BE-së

Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’: Pse të mos imagjinojmë një KPE të arsimit e shkencës, ku vendet joanëtare bëhen kufij të rinj të BE-së

2 DITË MË PARË
Llapi merr fitore të madhe ndaj Ballkanit, Prishtina fiton në sekondat e fundit

Llapi merr fitore të madhe ndaj Ballkanit, Prishtina fiton në sekondat e fundit

6 ORË MË PARË
Crystal Palace shkruan historinë në ‘Wembley’, fiton FA Kupën

Crystal Palace shkruan historinë në ‘Wembley’, fiton FA Kupën

7 ORË MË PARË
Shkëlqen Donjeta Sadiku, e artë në Poloni

Shkëlqen Donjeta Sadiku, e artë në Poloni

1 DITE MË PARË
Super finalja e pestë

Super finalja e pestë

2 DITË MË PARË
Dijana Ujkiq: Do të japim gjithçka në fushë për të mbyllur sezonin me dinjitet dhe krenari

Dijana Ujkiq: Do të japim gjithçka në fushë për të mbyllur sezonin me dinjitet dhe krenari

2 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL