Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter e ka uruar Suedinë për marrjen e kryesimit të Presidencës së Bashkimit Evropian.
Me këtë rast, Osmani ka shkruar se pret që të ketë bashkëpunim të ngushtë në përmbushjen e objektivave të përbashkëta, për ta sjell Kosovën më afër BE-së.
“Ua uroj partnerëve tanë suedezë një Presidencë të suksesshme të Këshillit të BE-së. Mezi presim të punojmë së bashku për të përmbushur objektive tona të përbashkëta, për ta sjellë Kosovën më afër BE-së dhe për të forcuar unitetin kundër përpjekjeve për të minuar vlerat dhe interesat tona të përbashkëta”, ka shkruar presidentja Osmani në Twitter.