F.B.
Në përfundimin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar udhëheqësit e Spanjës për mikpritjen ndaj saj.
“E falënderoj Spanjën për mikpritjen dhe organizimin e suksesshëm të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granadë, duke bashkuar liderët evropianë në frymën e barazisë, si parim themelor i kësaj platforme. Mirënjohës Mbretit Felipe VI dhe Mbretëreshës Letizia, Kryeministrit Sanchez dhe zonjës Gómez Fernández për pritjen e ngrohtë në Alhambrën madhështore”, ka shkruar e para e vendit Vjosa Osmani.
Presidentja Osmani në këtë samit në takimet që ka pasur me liderë evropianë tha se ka kërkuar sanksionimin e Serbisë për agresion ndaj Kosovës.