E Enjte, Shtator 11, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Osmani: Është thelbësore të kuptohet se lidershipi nuk njeh gjini

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja Vjosa Osmani ka qenë folësja kryesore në Konferencën Globale të Grave Lidere (GPWC), e cila u mbajt në kuadër të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Me këtë rast, duke folur mbi temën “Avancimi i lidershipit transformues të grave për impakt të qëndrueshëm global”, Osmani theksoi se derisa “përballemi gjithnjë e më shumë me sfida globale, nuk mund dhe nuk duhet të nënvlerësohet fuqia e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes në pozita udhëheqëse”.

“Në përpjekjet tona për të avancuar efikasitetin e lidershipit transformues të grave, është e domosdoshme të garantohet fuqizimi i tyre në të gjitha sferat e jetës. Kjo nënkupton ofrimin e mundësive të barabarta në arsim, punësim dhe role udhëheqëse përmes sfidimit të stereotipeve dhe paragjykimeve që vazhdojnë në shoqëritë tona”, ka theksuar Osmani, njofton Presidenca.

ADVERTISEMENT

Ajo ka folur për rëndësinë e nxitjes së një mjedisi që garanton dhe mundëson që të dëgjohet e vlerësohet zëri dhe idetë e tyre.

Në këtë fjalim, e para e shtetit foli edhe për sukseset dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të grave të Kosovës, duke shpërfaqur qëndresën, guximin dhe përkushtimin e tyre për të rritur mirëqenien dhe për të fuqizuar shoqërinë në përgjithësi.

Osmani theksoi se “promovimi i lidershipit transformues për ndikim pozitiv global nuk është një zgjedhje, por një domosdoshmëri dhe së është përgjegjësia jonë kolektive t’i ushqejmë këto cilësi tek ne dhe tek brezat e ardhshëm, gjithnjë duke respektuar dhe avancuar barazinë gjinore”.

Konferenca Globale të Grave Lidere (GPWC) është konferencë vjetore që organizohet nga Qendra për Zhvillim Ekonomik dhe Lidership në bashkëpunim me Amazon Watch Magazine dhe African Leadership Magazine dhe synon të mbledhë gra lidere për të diskutuar strategjitë për të adresuar nënpërfaqësimin e grave në rolet vendimmarrëse në mbarë botën.

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Shpërthimi në Veri, reagon ambasadori amerikan Hovenier

Shpërthimi në Veri, reagon ambasadori amerikan Hovenier

Related Post

Boston mund Dallas-in, Tatum më i miri

Boston mund Dallas-in, Tatum më i miri

2023-01-06
Zëdhënësi i Hatayspor: Atsu i lënduar, drejtori sportiv ende nën rrënoja

Zëdhënësi i Hatayspor: Atsu i lënduar, drejtori sportiv ende nën rrënoja

2023-02-07
Drita bindshëm e para

Drita bindshëm e para

2024-04-08

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

1 hour MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

1 hour MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

1 hour MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

3 ORË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

4 ORË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

55 minutes MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

1 DITE MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

1 DITE MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

2 DITË MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

2 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL