Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në forumin Globsec që do të mbahet në Pragë të Republikës Çeke, ku do të diskutohen sfidat e sigurisë në botë.
Osmani do të jetë folëse më 31 gusht nga ora 13:50 deri më 14:10, në skenën “Albright”, ku në paraqitjen e saj moderator do të jetë, Justin Vogt.
Ky është edicioni i 19-të i forumit GLOBSEC, i cili do të zgjasë për tri ditë nga 30 gushti deri më 1 shtator të vitit 2024. Forumi GLOBSEC synon të theksojë rëndësinë e rritjes së ruajtjes së stabilitetit global
Forumi GLOBSEC do të mbledhë liderë nga qeveritë, bizneset, akademitë dhe OJQ-të për të hartuar strategji për të trajtuar një mori sfidash me të cilat përballet bota aktualisht.