E Hëne, Shtator 15, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Osmani: Çështja e kufirit Kosovë-Mali i Zi, për mua është e mbyllur

3 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Çështja e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, sa i përket presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë  është temë e mbyllur. Kështu deklaroi  Osmani, në një intervistë për televizionin “Vijesti”. Gjatë qëndrimit në shtetin fqinj, presidentja Osmani u prit nga nivelet më të larta shtetërore.

“Konkretisht, sa i përket kufijve, për mua ajo çështje ka përfunduar në parlament para disa vitesh, kur ajo marrëveshje është ratifikuar mes Malit të Zi dhe Kosovës. Pastaj është një marrëveshje dypalëshe mes presidentëve të atëhershëm të Kosovës dhe Malit të Zi, një lloj deklarate në të cilën theksohen hapat e ardhshëm”.

Sipas presidentes Osmani, deklarata e nënshkruar mes dy presidentëve parashikon ndër të tjera se do të formohet një komision i ri teknik me ekspertë nga të dyja palët për t’u ulur dhe për të trajtuar çdo çështje të hapur.

“Pra, unë personalisht nuk jam kundër që një komision teknik të ulet dhe ta shikojë këtë nga pikëpamja e ekspertëve, por jo nga pikëpamja politike. Si përfundim, unë nuk shoh se ka ndonjë çështje të hapur politike ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe nuk e shoh këtë si një çështje të hapur që do të dëmtonte disi marrëdhëniet tona”.

Presidentja Osmani deklaroi se këtë para së gjithash, e shikon  si një çështje ekspertize dhe një çështje që duhet të zgjidhet midis ekspertëve në komisionin teknik, siç parashikohet nga Deklarata e dy presidentëve, e cila u nënshkrua në 2015 dhe e cila, natyrisht, mund të zbatohet pa dëmtuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Pra, sigurisht që ka shumë njerëz që dëshirojnë ta shohin këtë si shkak të marrëdhënieve të këqija mes Malit të Zi dhe Kosovës, por ne nuk duhet t’ua plotësojmë këtë dëshirë”.

Në këtë intervistë, Osmani tha se avokon që malazezët të njihen si pakicë në Kushtetutën e Kosovës, por sipas  saj, kjo varet nga procedurat e ndërlikuara kushtetuese.

“ Unë jam absolutisht në favor të saj dhe patjetër që e mbështes këtë ide dhe e kam mbështetur gjithmonë. Mirëpo, kompleksiteti i kësaj çështje nuk lidhej asnjëherë me mungesën e vullnetit të qeverive të mëparshme dhe katër parlamenteve”, ka deklaruar Osmani.

ADVERTISEMENT

Sipas saj, kompleksiteti qëndron te procedurat kushtetuese, mënyra e ndarjes së mandateve në parlament.

“Sa vende do të marrin disa komunitete është një dispozitë kushtetuese që do të kërkonte një amendament dhe që ai amendament të miratohet, duhet të ketë jo vetëm dy të tretat në parlament, por edhe dy të tretat nga komunitetet pakicë, e cila do të votojë pro, që do të thotë se komuniteti serb ka pasur të drejtën e votës dhe nuk kam parë një vullnet të tillë nga ana e tyre për të votuar për atë amendament kushtetues”.

“E përsëris, nuk bëhet fjalë për mungesën e vullnetit tonë, por për dispozita dhe procedura shumë komplekse kushtetuese”.

Osmani po ashtu tha se për të është e pranueshme plani franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si platformë e mirë për vazhdimin e negociatave dhe se tani mbetet të shihet nëse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do ta pranojë atë.

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Mustafa: Kurti gënjeu për Asociacionin, Haradinaj për demarkacionin

Mustafa: Kurti gënjeu për Asociacionin, Haradinaj për demarkacionin

Related Post

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

2022-12-26
Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

2024-04-02
FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

2023-01-31

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

4 DITË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

4 DITË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

4 DITË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

4 DITË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

4 DITË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

4 DITË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

4 DITË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

4 DITË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

5 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

5 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL