F.B.
Nora Gjakova ka arritur të sigurojë Medaljen e Bronztë në Kampionatin Evropian individual të xhudos në Montpellier të Francës. Kjo pasi xhudistja kosovare ka mposhtur gjermanen Seija Ballhaus.
Gjakova ka fituar me Ippon në kohën shtesë.
Për të arritur deri në repesazh kosovarja ka mposhtur polaken Arleta Podolak, kurse në çerekfinale Gjakova është mposhtur nga gjermanja Pauline Starke.
Për Gjakovën kjo është medalja e shtatë në Kampionatet Europiane(ka një të artë, një të argjendtë dhe pesë të bronzta).