E Martë, Shtator 9, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Njohësit e ekonomisë i vlerësojnë shqetësuese deklaratat e DASH-it

2 years MË PARË
in Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Korrupsioni dhe sundimi i dobët i ligjit kufizojnë investimet nga jashtë. Kështu thuhet në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për “Klimën e Investimeve”, e për të cilën analistët ekonomikë vlerësojnë se Qeveria e Kosovës duhet të krijojë strategji për eliminimin e këtyre çështjeve, të cilat po vendosin një njollë të errët për Kosovës, për klimën e biznesit.

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e ri për “Klimën e Investimeve” në Kosovë për vitin 2023, ka ngritur një varg çështjesh problematike për klimën dhe investimet e huaja në Kosovë. Duke folur për Radio Kosovën, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, thotë se deklaratat e DASH-it janë shqetësuese. Ai thotë se mos prioritetizimi i luftimit të korrupsionit dhe fuqizimit të sundimit të ligjit, edhe më tutje vazhdon të mbetet një njollë për klimën e investimeve në Kosovë.

“Shqetësuese është prania e korrupsionit dhe ndërhyrja në gjyqësor. Duhet  të ketë  një plan konkret për luftimin e korrupsionit dhe pritshmëria e të gjithëve ka qenë për një qeverisje ndryshe. Shqetësimi i OEA-së, është nevoja e shtensionimit  të situatës në pjesën veriore të Kosovës, sepse ky aspekt dëmtues në reputacionin e vendit, bashkë me të tjerat të theksuara në raportin e DASH-it, siç është një mjedis i paparashikueshëm, ndërhyrje politike në ekonomi, prani e korrupsionit, qëndrim jo i mirëfilltë apo jo efikas i ligjit, rëndojnë perceptimin negativ që ekziston për Kosovën për thithjen e investitorëve të huaj”, tha Zeka për Radio Kosovën.

Ndërsa, ekonomisti Ardijan Sahiti duke folur për Radio Kosovën thekson se korrupsioni nuk është në përmasën siç ka qenë në kaluarën, por që duhet ende luftimi i saj, për një klimë sa më të sigurt për investime të bizneseve.

“Mungesa e investimeve të huaja në vend është për shkak të faktorëve të tjerë. Mungesa e investimeve të huaja direkte është te pasiguria që mbizotëron te sistemi gjyqësor, problemet e patundshmërive dhe pronave, nivelet e larta të kostove të interesit, e të tjera”, tha ai.

ADVERTISEMENT

Për investimet e huaja direkte ka folur edhe drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, sipas të cilit, Kosova renditet e parafundit në Ballkanin Perëndimor për investime të huaja, duke theksuar se krizat politike që ndodhin përbrenda vendit kanë ndikim të drejtpërdrejtë në investimet në Kosovë.

Ndryshe, në raportin e DASH-it theksohet se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ende probleme me korrupsionin, i cili është një pengesë për investimet e huaja direkte, derisa theksohet se investimet e huaja direkte në Kosovë janë të kufizuara dhe shtytësi kryesor ekonomik në vend është remitenca nga diaspora.

TË NGJASHME

Azemi: Paga minimale s’mjafton për jetesë, 400 punëtorë të UP-së paguhen nën minimum

Azemi: Paga minimale s’mjafton për jetesë, 400 punëtorë të UP-së paguhen nën minimum

2025-09-08
Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore

Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore

2025-05-18
Rafuna: Kosova humbi 300 milionë euro për projekte kapitale për shkak të masave ndëshkuese të BE-së

Rafuna: Kosova humbi 300 milionë euro për projekte kapitale për shkak të masave ndëshkuese të BE-së

2025-05-09
Shtrenjtimi i rrymës, deklarohet Murati

Shtrenjtimi i rrymës, deklarohet Murati

2025-04-16
Next Post
Ambasadori i Gjermanisë: Mbyllja e Klan Kosova do të ishte goditje e rëndë për lirinë e medias

Ambasadori i Gjermanisë: Mbyllja e Klan Kosova do të ishte goditje e rëndë për lirinë e medias

Related Post

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

2023-02-07
Davis i Pejës sërish MVP

Davis i Pejës sërish MVP

2024-01-22
NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni mbështetje ushtarake Rusisë, ose…

NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni mbështetje ushtarake Rusisë, ose…

2023-05-16

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

6 ORË MË PARË
Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

11 ORË MË PARË
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

12 ORË MË PARË
Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

12 ORË MË PARË
Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

1 DITE MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

11 ORË MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

12 ORË MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

1 DITE MË PARË
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

5 DITË MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

5 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL