E Premte, Korrik 4, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

“Një sprovë e fortë, por nuk kemi ardhur për shëtitje” – Ramadani tregon se çfarë pret nga ndeshje me Legian

11 MUAJs MË PARË
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

F.B.

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka folur në konferencë për media para ndeshjes me Legia Varshavën, duke thënë se gjilanasit nuk kanë udhëtuar të dorëzuar dhe do t’i provojnë shanset.  

Dueli mes Legias dhe Dritës zhvillohet të enjten në Varshavë, kurse fituesi në play-off do ta sigurojë paraqitjen në grupet e Ligës së Konferencës. 

Drita nuk lufton vetëm për prestigjë në këtë ndeshje, por edhe për shuma të mëdha parash, pasi grupet sigurojnë afërisht 3 milionë euro. 

“Dihet që kjo ndeshje për ne është një sprovë e fortë. Përballë kemi Legian, një skuadër që në vendin tonë kur është përmendur futbolli polak, gjithmonë na ka shkuar mendja në dy gjëra, në Lewandowskin dhe në Legian. E dimë që është një ekip i madh, por ne nuk kemi ardhur vetëm për shëtitje”, ka thënë fillimisht Ramadani. 

“Ne këtu vijmë pas dy fitoreve në raundin e dytë dhe në raundin e tretë. Në katër ndeshje kemi arritur tre fitore dhe një humbje, kështu që besoj tek ekipi im. Por respekti ndaj ekipit kundërshtar është deri në momentin kur fillon ndeshja”.  

“Pastaj aty brenda kam kërkuar nga futbollistët që të japin maksimumin dhe ta ndiejnë e ta shijojnë këtë ndeshje. Normal që favorit absolut është Legia, mirëpo ne nuk kemi çfarë të humbim, vetëm mund të fitojmë shumë”, deklaroi Ramadani.  

Trajneri shkupjan ka folur edhe për përkrahjen që Legia do ta ketë nga tribunat, ndërsa tifozët e kësaj skuadre njihen për parullat e shpeshta anti Kosovë.  

ADVERTISEMENT

“Për atmosferën që krijojnë tifozët e Legias ne e dimë dhe e kemi parë. Por, kemi folur me futbollistët për ta përgatitur në aspektin psikologjik sa më mirë ndeshjen, dhe thjesht, që ata tifozë t’i kthejmë në motivim shtesë”, përfundoi Ramadani.

TË NGJASHME

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

2025-07-01
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

2025-07-01
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2025-06-21
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2025-06-21
Next Post
Jazz në Mitrovicë, Haradinaj publikon fotografi me Hovenier dhe ambasadorët tjerë

Jazz në Mitrovicë, Haradinaj publikon fotografi me Hovenier dhe ambasadorët tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Post

Formacionet zyrtare, Real Madrid – Chelsea: Ancelotti dhe Lampard me strategji të ndryshme

Formacionet zyrtare, Real Madrid – Chelsea: Ancelotti dhe Lampard me strategji të ndryshme

2023-04-12
Besa Famgas kthehet te fitorja

Besa Famgas kthehet te fitorja

2023-11-29
Vazhdon rënia e numrit të popullsisë në Kosovë

Vazhdon rënia e numrit të popullsisë në Kosovë

2024-06-09

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

6 minutes MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

10 minutes MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

15 ORË MË PARË
PDK dorëzon kërkesë në Kushtetuese për vlerësimin e shkeljeve në seancën konstituive

PDK dorëzon kërkesë në Kushtetuese për vlerësimin e shkeljeve në seancën konstituive

16 ORË MË PARË
Haziri: Për herë të parë po ndodhë që të mos zbatohet vendimi i Kushtetueses

Haziri: Për herë të parë po ndodhë që të mos zbatohet vendimi i Kushtetueses

16 ORË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

2 DITË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

3 DITË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL