E Premte, Nëntor 7, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Një jetë kushtuar Arsimit!

2 years MË PARË
in Kulturë
Share on FacebookShare on Twitter

Çdo rrugëtim në jetë, i cili ka fillimin dhe mbarimin e tij, nuk është i lehtë!

Ganimetja, qysh në shkollën fillore u tregua e aftë në mësime, poashtu edhe në shkollën e mesme me të gjitha pesshe, vazhdoi studimet në Universitetin e Prishtinës në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe me të gjitha dhjetëshe, prandaj ishte edhe bursiste e universitetitit.

Derisa shkollimi i femrës ende ishte tabu, për fatin e motrave Ganimete dhe Kimete Beqiraj nga Vrella e Istogut, ishin vellezërit e mëdhenj Ademi dhe Mehmeti, të cilët insistonin që motrat e tyre duhet të vazhdonin shkollim e mesëm dhe atë universitar në Prishtinë.

Vëllau Ademi qysh në moshë të re si 17 vjeçar, duke parë vështirësitë e babait Januzit, merr rrugën e gurbetit dhe shkon në Berlin për të siguruar një jetë më të mirë për familjen. Ndërkaq vëllau Mehmeti (tashmë i ndjerë), ishte vizionar dhe e dinte rëndësinë e shkollimit pasi që edhe vet ishte i shkolluar.

Ademi mbështeti idenë e vëllaut Mehmetit duke mos kursyer asgjë sa i përket anës financiare për shkollimin e tyre.

Ato vazhduan shkollimin e mesëm dhe universitar me sukses, angazhim dhe përkushtim të madh, për t’iu qenë mirënjohës dhe falenderues vëllëzërve për tërë jetën.

Gjatë kohës së studimeve, në vitin 1981 motrat Ganime dhe Kimete Beqiraj ishin edhe pjesëmarrëse në demostratat e atij viti, sepse si të gjithë studentët e tjerë përkrahë shkollimit, dëshironin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ganja, siç e quanim në fëmijëri, pas diplomimit u punësua në shkollën “Zenel Hajdini” ne Vranjevc për të mësuar e edukuar brezat e rinj dhe tani ky ishte një fillim i ri për të si mësimdhënëse.

Ndërsa vitet kalonin, ajo krijoi familje me bashkëshortin Agimin, ku të dy së bashku rritën 3 fëmijë me përkushtim të madh, kulturë dhe shkollim të lartë.

Si çdo familje në Kosovë pas viteve të 90-ta kur okupatori serb i largoi të gjithë nga puna dhe dëshironte që të gjithë shqiptarët t’i dëbonte nga trojet tona edhe Ganimetja u vu në situatë të vështirë dhe shpeshherë e ka menduar largimin nga Kosova.

A nuk ishte vështirë që një kuadër siç ishte ajo me gjithë ato vite shkollim të merrte rrugën e gurbetit dhe të tretej diku atje në perëndim?! Natyrisht se po!

Megjithatë edhe ajo si shumë shqiptarë qendruan dhe rezistuan në Kosovë për të ruajtur familjen, qytetin dhe shtetin.

Natyrisht se zullumit i vije fundi dhe lufta ishte e pa shmangshme, shumë u flijuan për këtë vend, që t’behej rikthimi i popullatës në Kosovë dhe të fillonte një jetë e re.

Nxënësit në Dardani në Prishtinë me pa durim prisnin ta shihnin me ditar në dorë arsimtaren Ganimete Beqiraj Sopi për të vazhdur mësimin, e natyrisht se nga të dyja anët kishte emocione, mallëngjim dhe lot pas rikthimit në shkollë.

Sa e sa gjenerata mësoi dhe edukoi ajo, ishte shembull, e urtë, e qetë dhe e afërt me nxënës, bashkëpunuese me kolektivin dhe frymëzim për gjeneratat e ardhme se si duhet të jetë një arsimtare, intelektuale për lakmi dhe për tu mos harruar kurrë për ata që e njohën dhe punuan më të.

Një grua e sukseshme nuk mund të jetë e tillë, pa mbështetjen e bashkëshortit të saj, e ajo gjithmonë e pati përkrahjen dhe mbështetjen e bashkëshëshortit Agim Sopit, të cilin e falënderoj dhe respektoj shumë.

Ganja pastaj vazhdon sërish me ditar në dorë në shkollën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, natyrisht më përkushtim dhe zell të madh, duke bërë për vete nxënësit dhe kolektivin e shkollës me urtësinë, sjelljen dhe respektin për të gjithë.

ADVERTISEMENT

Ashtu edhe siç thash, çdo fillim ka dhe mbarimin e tij, tani erdhi momenti i përshëndetjes me nxënësit, shkollën dhe kolektivin ku ka kaluar një pjesë të madhe të jetës profesionale!

Motër urime pensionimi, shëndet, jetë të gjatë e të lumtur me familjen e mrekullueshme që ke!

Jam krenar me TY, jo vetëm unë por e gjithë familja Beqiraj dhe Sopi.

Shëndet dhe të gjitha të mirat e kësaj bote!

TË NGJASHME

Sot fillon Festivali `ReMusica`

Sot fillon Festivali `ReMusica`

2025-10-27
Bashkim Fehmiu në pullë postare, nderohet arkitekti emblematik

Bashkim Fehmiu në pullë postare, nderohet arkitekti emblematik

2025-10-15
Fillon sot edicioni i 22-të i `Javës së Bibliotekës`

Fillon sot edicioni i 22-të i `Javës së Bibliotekës`

2025-10-06
`Malësori` çon veshjen hasjane në Zvicër

`Malësori` çon veshjen hasjane në Zvicër

2025-09-22
Next Post
Ahmetxhekaj: Gjuha e deputetit Basha sulm mbi punën e RTK-së

Ahmetxhekaj: Gjuha e deputetit Basha sulm mbi punën e RTK-së

Related Post

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

2025-02-26
Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

2023-05-12
Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

2024-01-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

3 DITË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

3 DITË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

3 DITË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

4 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

4 DITË MË PARË
Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

1 DITE MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

1 JAVË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL