Një ditë pas sulmit me tetë të vdekur në një objekt që përdoret si kishë, disa persona janë marrë peng tash e disa orë në një barnatore në Karlsruhe të Gjermanisë.
Policia lokale ka njoftuar se ata kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë çmos që t’i lirojnë pengjet pa lëndime.
“Situata është e paqartë. Sipas informatave aktuale, disa persona janë marrë peng. Duket se nuk janë lënduar”, ka thënë policia.
Gjithçka filloi në orën 16:30. Deutsche Welle raporton se policia ka rrethuar zonën përreth farmacisë që ndodhet në qendër të Karlsruhes dhe mësohet se policia ka kontaktuar me një person të dyshuar që ka marrë pengje.
Policia u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë larg zonës.