F.B.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ditë më parë apeloi mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb.
Një deklaratë e tillë e MPJD-së erdhi pas rastit në Serbi ku mbeti i vrarë një polic serb dhe një tjetër u plagos.
E sot Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar bën të ditur për pritje në pikat kufitare Merdar dhe te Dheu Bardhë (ora 12:03).
Në Merdar pritjet për të hyrë në Kosovë janë 50-60 minuta, ndërsa te Dheu i Bardhë 30-40 min.
Pritjet për të hyrë në Kosovë ka edhe në Jarinje deri në 25 minuta si dhe në Bërnjak 10-15 min.