Ngjarjet e datës 30 dhjetor 2022.
Drejtoria e Shëndetësisë e komunës së Prishtinës, organizon takimin përmbyllës me bashkëpunëtorët, gjatë këtij takimi do të prezantohen edhe të arriturat e vitit 2022 nga kjo Drejtori. (ora 10:00)
Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës mbajnë konferencë për media, para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. (Gjykata Kushtetuese, ora 11:00)
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mban konferencën e fundviti për medie. (Ndërtesa e MINT, ora 13:00)
Komuna e Prizrenit mbanë ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve të veçanta dhe shpalljen e “Laureatëve të vitit 2022”. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 17:00)