F.B.
Në Vrellë të Istogut, në ditën e ëlirimit të kësaj komune, është mbajtur ceremonia shtetërore e rivarrimit të 34 dëshmorëve të kombit në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”.
Ceremonia, e cila është zhvilluar nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është përcjellë me nderimet më të larta ushtarake nga Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë nderuar jetën dhe veprën e tyre. Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës në këtë komunë kanë bërë të ditur se në Kompleksin në Vrellë, në një të ardhme të afërt, do të rivarrosen edhe 17 dëshmorë të tjerë, duke e çuar në 51 numrin e përgjithshëm të dëshmorëve të Istogut.
Kryetari i komunës, Ilir Ferati, ka vlerësuar lart kontributin e dëshmorëve në Ditën e Çlirimit të Istogut.