Një anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) është ankuar në Policinë e Kosovës (PK) se është sulmuar fizikisht nga tre persona në Pejë.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, me ç’rast tre të dyshuarit dhe janë dërguar në mbajtje.
“Pejë / 04.05.2024 – 17:30. Ankuesi m/kosovar, anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë regjistrimit të popullsisë është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar kosovar”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.