F.B.
Situata e përgjithshme nga helmimi i dyshuar nga ushqimi gjatë pasdites të së shtunës ka filluar të shkojë drejt normalizimit, ka njoftuar Komuna e Malishevës.
“Situata e përgjithshme nga helmimi i dyshuar nga ushqimi, gjatë pasditës së sotme ka filluar të shkoj drejt normalizimit, por pavarësisht kësaj, monitorimi dhe kujdesi i shtuar do të vazhdoj nga ana e personelit së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe organeve tjera kompetente. Stabilizimin e situatës e ka konfirmuar edhe drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi. Sipas tij, gjatë pasditës situata ka filluar të normalizohet. Po ashtu sipas të dhënave nga ana QKMF-së në Malishevë, deri më tani, 215 persona kanë kërkuar ndihmë dhe shërbime shëndetësore, si pasojë e dyshimit të helmimit”, njofton komuna.