Në një cikël intervistash, të përndjekurit nga UDB-ja, kanë rrëfyer përjetimet e tyre të tmerrshme gjatë asaj periudhe.
I përndjekuri politik dhe njëherit deputet në Lëvizjen Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se pas përfundimit të cilklit të emisioneve për UDB-në, tashmë ka përfunduar por sipas tij është dashur të ftohet edhe gazetari Baton Haxhiu.
Sipas tij, ai “ndoshta i vetmi shqiptar, që ka takuar dy kokat e UDB-së, atë për Serbi dhe Kosovë, Ivica Stanishiqin dhe Zoran Stijoviqin”
Postimi i plotë:
Cikli i emisioneve për UDB-në paska përfunduar. Një cikël i tillë është jo i plotë dhe i papërfunduar për aq kohë sa nuk është ftuar në rrëfim akteri, ndoshta i vetmi shqiptar, që ka takuar dy kokat e UDB-së, atë për Serbi dhe Kosovë, Ivica Stanishiqin dhe Zoran Stijoviqin, gazetari, pronari i portalit ‘AlbanianPost’, Baton Haxhiu.