Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ndaluar sot dy persona të dyshuar për tri vepra penale.
Përmes një komunikate për media, PSRK njofton se dy të arrestuarit dyshohen për veprat penale ‘Hyrje në sisteme kompjuterike’, ‘Mashtrim’ e ‘Shpëlarje parash’.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar sot dy të pandehur për 48 orë.
Për të njëjtit ekziston dyshimi se kanë kryer veprat penale: Hyrje në sistemet kompjuterike nga neni 327 i KPRK-së, Mashtrimi nga neni 323, si dhe Shpërlaja e parave nga neni 302 i KPRK-së“, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë rast janë sekuestruar mjete materiale prej 1.000 euro, pajisje elektronike, si dhe dy vetura, teksa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.