E Shtunë, Shtator 13, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

NATO po e zhvillon stërvitjen më të madhe që nga Lufta e Ftohtë për shkak të Rusisë, VOA sjell detaje

2 years MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë javë, Suedia u bë anëtare e NATO-s, ndërsa trupat e Aleancës vazhdojnë stërvitjen më e madhe që nga Lufta e Ftohtë, e njohur ndryshe si “Steadfast Defender 2024”. Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze, nga bazat e NATO-s në Poloni, kjo stërvitje synon të rrisë gatishmërinë e vendeve të Aleancës për të reaguar ndaj sjelljeve provokuese nga ana e Rusisë.

Suedia u bë zyrtarisht anëtari i 32-të i aleancës së NATO-s të enjten, pasi kryeministri suedez Ulf Kristersson dhe ministri i Jashtëm Tobias Billstrom udhëtuan në Uashington për të finalizuar marrëveshjen.

Pranimi i Suedisë në Aleancë përkon me stërvitjet e nisura në Poloni dhe disa vende të tjera, stërvitja më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, e njohur ndryshe si “Steadfast Defender 2024” (“Mbrojtësi i Vendosur 2024”).

“Kapacitetet e Forcave të Armatosura të Suedisë janë shumë të mira. Ata kanë qenë partnerë të Shteteve të Bashkuara dhe të Alenacës për vite me radhë edhe uke mos qenë anëtarë të NATO-s. Po ashtu industria e tyre e mbrojtjes do të forcojë edhe më tej Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n”, thotë kundëradmirali amerikan, Douglas Perry.

Me Suedinë anëtare, NATO-ja arrin prani të konsiderueshme në Detin Baltik, një rrugë kryesore e Rusisë për tregtinë e naftës dhe baza e një prej flotave të saj.

Në veri të Polonisë, pranë kufirit me rajonin rus të Kaliningradit, trupa nga vende të ndryshme po manovrojnë përgjatë lumit Vistula dhe po kryejnë detyrat që iu janë caktuar.

ADVERTISEMENT

Këto stërvitje ushtarake synojnë të testojnë aftësinë e vendeve të ndryshme të NATO-s për të bashkëpunuar në kushte reale në fushën e betejës.

Pas agresionit në Ukrainë, NATO-ja e ka identifikuar Rusinë si kërcënimin të drejtpërdrejtë për sigurinë në Evropë. Gjenerali gjerman, Gunnar Brügner thotë se mesazhi i stërvitjeve është i qartë: NATO-ja është e gatshme të mbrojë çdo anëtar të aleancës.

“NATO përgatitet për dy kërcënime: Kërcënimi i parë është Rusia dhe kërcënimet terroriste. Ajo që po shihni këtu është qartësisht (stërvitje) për t’iu kundërvënë një kërcënimi të mundshëm rus. Ne e marrim atë shumë seriozisht. Më duhet të theksoj se ne jemi një organizatë mbrojtëse. Ne po përgatitemi për mbrojtjen e Aleancës”, thotë Gjenerali gjerman.

NATO-ja thotë se stërvitja ushtarake përfshin operacione tokësore, ajrore, detare dhe kibernetike për të rritur bashkëpunimin civilo-ushtarak.

“Ne sapo mbaruam ushtrimin ‘Dragon’, është një nga 14 ushtrimet që zhvillohen në këtë stërvitje. Në thelb është një trajnim i çdo aftësie që kemi dhe janë shumë vende që vijnë e punojnë së bashku”, thotë Nënkoloneli amerikan John Ross.

Përgatitjet për stërvitjen më të madhe të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë filluan tre vjet më parë, si përgjigje ndaj sjelljes agresive të Rusisë në rajon.

“Sjellja e Rusisë gjatë disa viteve të fundit me agresionin ndaj Ukrainës paraqet një sfidë të jashtëzakonshme për sigurinë e aleatëve evropianë. Pra, ne duhet të tregojmë me besueshmëri dhe gatishmëri çdo ditë, se jemi gati të mbrojmë tokën tonë. Dhe kështu, kjo është ajo që ne bëjmë çdo ditë: duke punuar në det të hapur, në Arktik dhe në Atlantik, për të treguar gatishmërinë tonë dhe për të penguar të gjithë kundërshtarët e mundshëm”, thotë kundëradmirali amerikan, Douglas Perry.

Stërvitja “Mbrojtësi i Vendosur 2024” filloi në muajin janar dhe do të vazhdojë në vende të ndryshme në të gjithë Evropën dhe Atlantikun e Veriut deri në maj. Suedia, e cila fillimisht iu bashkua stërvitjes si palë e ftuar, tani do ta përfundojë atë si një anëtare e NATO-s./VOA/

TË NGJASHME

Vrasje e Charlie Kirk, FBI kërkon ndihmën e publikut

Vrasje e Charlie Kirk, FBI kërkon ndihmën e publikut

2025-09-11

Tërmeti shkund përsëri Greqinë

2025-09-10
Kallas: Hyrja e dronëve rusë në Poloni ishte e qëllimshme, jo aksidentale

Kallas: Hyrja e dronëve rusë në Poloni ishte e qëllimshme, jo aksidentale

2025-09-10
Reagime në SHBA: Dronët rusë mbi hapësirën ajrore të Polonisë, akt lufte

Reagime në SHBA: Dronët rusë mbi hapësirën ajrore të Polonisë, akt lufte

2025-09-10
Next Post
Havertz bën heroin, Arsenal mposht Brentfordin

Havertz bën heroin, Arsenal mposht Brentfordin

Related Post

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

2022-12-26
Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

2024-04-02
FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

2023-01-31

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2 DITË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2 DITË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2 DITË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

3 DITË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

3 DITË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

2 DITË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

2 DITË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

2 DITË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

4 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

4 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL