Viti i kaluar ishte i pestë më i ngrohtë në rekord, dhe nëntë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat që nga koha para-industriale, duke e vënë në rrezik serioz objektivin e Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015 për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius, thanë shkencëtarët amerikanë sot.
Viti i kaluar u lidh me 2015-ën si viti i pestë më i ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në 1880, tha NASA.
Një rezultat i tillë u regjistrua pavarësisht pranisë së La Nina në Oqeanin Paqësor, i cili përgjithësisht ul pak temperaturat globale.
Temperatura mesatare globale tani është 1,1 deri në 1,2 gradë Celsius më e lartë se në kohët para-industriale.
Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA tha se viti 2022 renditet si viti i gjashtë më i ngrohtë që nga viti 1880.
Shkencëtarët e Bashkimit Evropian thanë këtë javë se 2022 është viti i pestë më i ngrohtë i regjistruar.