F.B.
Napoli e Fiorentina e zhvillojnë sonte gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Italisë.
Në prag të këtij dueli, të dy ekipet tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.
Tek napolianët shihet se nga minuta e parë luan kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.
Kjo përballje që zhvillohet sonte, nis nga ora 20:00.
Gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Italisë ëshët mes Interit e Lazios, që luhet të premten nga ora 20:00.