E Enjte, Nëntor 6, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Mustafa i përgjigjet Kurtit: Do ta bësh “Zajednicën”, frikësohem se do të nënshkruash autonomi për serbët

3 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Isa Mustafa u rikthye sot në Kuvendin e Kosovës. Por jo si kryeministër e as si deputet. Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës u përmend nga kryeministri aktual, Albin Kurti, gjatë një fjalimi në Kuvend. Si pothuajse gjithmonë, Kurti e kritikoi Mustafën, duke vlerësuar se Asociacioni është “Zajednica” e Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës dhe i Mustafës.

Ndonëse në pension dhe vetëm kryetar nderi i LDK-së, Mustafa vazhdon të jetë herë pas here në shënjestër të pushtetit aktual, duke u përmendur kryesisht në kontekste negative. Por pse vazhdon të jetë Mustafa kaq i përmendur nga Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje?

Sipas Isa Mustafës, akademikut që është kryetar nderi i LDK-së, kritika e Kurtit dhe LVV-së në adresë të tij lidhet me faktin se ata nuk po dinë të qeverisin. Andaj, Mustafa vlerëson se Kurti po i frikësohet edhe tash kur është në pushtet.“Më pëlqen e s’më pëlqen kur më kritikon Kurti, sepse shoh se ai s’di asgjë tjetër, s’di të qeverisë. Ai ka ardhur në pushtet duke më kritikuar mua (dhe Thaçin) me plot insinuata dhe të pavërteta e tani për çudi frikësohet nga ne kur është në pushtet. Në fakt, frikësohet nga mashtrimet e tij!”, deklaroi Mustafa në një prononcim për gazetën Nacionale.

Ndërsa për çështjen e Asociacionit, për të cilën temë e kritikoi Kurti, Mustafa vlerëson se ajo është vendosur nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, në analizën e Mustafës, e njëjta duhet të themelohet.

“Kurti mendon se ligjet që i ka sjellë Kuvendi, kur ai s’ka qenë Kryeministër, janë tryezë suedeze; merr e lenë çfarë të dojë. Ai harron se një Kuvend i tillë e ka zgjedhur edhe atë, edhe Presidenten. Unë e kam respektuar Ligjin dhe kam punuar në implementimin e asociacionit duke siguruar që Gjykata Kushtetuese të vendosë për përputhshmërinë e tij me Kushtetutën. Këtë nuk do të arrijë ta bëjë Albini. Frikësohem se ai do të nënshkruajë autonominë e serbëve në Kosovë.” – theksoi Mustafa për Nacionalen. Në përgjigjen e tij, Mustafa ishte i bindur se Kurti do ta bëjë “Zajednicën”.

“Albini do ta bëjë ‘Zajednicën’ siç e bënë ratifikimin e kufirit me Malin e Zi ata që e kundërshtuan. Do të implementojnë çdo gjë për çfarë është vendosur në kohën time dhe të Thaçit, sepse ne kemi pasur dashuri dhe vizion për Kosovën; çdo vendim e kemi bashkërenditur me partnerët tanë strategjik në interes të Kosovës”, vlerësoi Mustafa.

ADVERTISEMENT

Në fund, ish-kryeministri vlerësoi se situata në veri është jashtë kontrollit, teksa e akuzoi Kurtin se e ka rrezikuar sovranitetin shtetëror në atë pjesë të Kosovës.

“Kryeministri i tanishëm e ka sjellë situatën që veriu i vendit të dalë jashtë kontrollit, e ka rrezikuar sovranitetin shtetëror atje dhe tani në mungesë të dijes dhe guximit për të bërë zgjidhje, së bashku me militantët e tij ka zgjedhur të merren me të kaluarën, ashtu siç ata e konstruktojnë. Kështu bëri edhe një shërbëtor i tij mbrëmë në Tv Dukagjini, i cili kërkonte nga LDK-ja të distancohet nga Isa Mustafa”, përfundoi Mustafa.

Kujtojmë që Kurti ka deklaruar sot në Kuvend se Asociacionin e kanë bërë Hashim Thaçit e Isa Mustafa, duke i akuzuar ata se e nënshkruan një “Zajednicë”. “Asociacioni është ‘Zajednicë’ e Hashim Thaçit e Isa Mustafës. Falë meje nuk po zbatohet. Sa për juve moti ish kry ajo. Kam përmendur gjashtë kushtet për Asociacionin. Asociacionin që e keni sjellë. ‘Zajednica’ e Thaçit e Isa Mustafës nuk po zbatohet se ka qeveri demokratike. Kur po jep deklarime Escobari po thotë për një njeri nuk ndalet Asociacioni. Në atë momenti ju duhet me dalë me thanë kryeministri nuk është vetë. Por ju nuk dilni”, tha Kurti.

TË NGJASHME

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2025-11-05
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2025-11-05
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

2025-11-04
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2025-11-03
Next Post
Vetaksident në Istog, vdes 29-vjeçari

Vetaksident në Istog, vdes 29-vjeçari

Related Post

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

2025-02-26
Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

2023-05-12
Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

2024-01-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2 DITË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2 DITË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

3 DITË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

4 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

4 DITË MË PARË
Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

12 ORË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

1 JAVË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL