E Premte, Nëntor 7, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Mustafa: Duhet kthyer shpejt tek njohja reciproke, të hiqet dorë nga marria e fortifikimit të kryetarëve në “kulla” komunale

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë të shkurtër për Gazetën Express ka folur lidhur me deklaratën e zëvëndëskryeministrit Besnik Bislimi të dhënë në “Danas” e ku Bislimi e pranon që Kosova ka bërë një lëshim të madh në Ohër duke heqë dorë nga njohja formale.

Mustafa ka thënë se synimi kryesor i dialogut Kosovë-Serbi ka qenë arritja e njohjes reciproke, megjithatë thotë se nën drejtimin e Kurtit, dialogu është shndërruar një proces menaxhimi i krizave të cilat i shkaktojnë të dy palët për kalkulime te brendshme politike.

“Objektivi bazë i dialogut Kosovë – Serbi ka qenë zgjidhja e mosmarrëveshjeve për të arritur njohje reciproke. Me këtë qeveri,  dialogu  ka kaluar në trase tjetër, atë të menaxhimit të krizave, të cilat i shkaktojnë të dyja palët për konsum të brendshëm politik”, ka thënë ish-kryeministri për Gazetën Express.

Ish-shefi i ekzekutivit kosovar tutje shton, se Qeveria e Kosovës fillimisht bënë veprime populliste kinse për ta shtrirë sovranitetin, veprime të cilat më pas i shesin tek “qytetarët e painformuar”, dhe më pas tërhiqen pas qortimeve dhe sanksioneve ndërkombëtare.

“Njëherë bëjnë veprime populliste në veri të vendit kinse po e shtrijmë sovranitetin dhe këto veprime i shesin te qytetarët e painformuar, dhe mëpastaj tërhiqen heshturazi pas qortimeve dhe sanksioneve “për të kënaqur” ndërkombëtarët”, shprehet Mustafa për Express.

Ai thotë se politika të tilla për Kosovën janë krejtesisht të gabuara dhe jashtë interesave strategjike të shtetit.

 Duke folur për Marrëveshjen e Ohrit, Mustafa thotë se me pranimin e Qeverisë që është hequr dorë nga njohja formale dhe duke shtuar mungesën e vullnetit për implementim, është më e rëndë dhe me pasjoa të pa parashikueshme në krahasim me Marrëveshjen e vitit 2013.

“Marrëveshja e fundit e pranuar, e propaganduar fuqishëm nga qeveria për njohje faktike ( por tani e deklaruar nga e njëjta se është bërë lëshim i madh sepse është hequr dorë nga njohja formale), me munges të vullnetit për implementim është më e rëndë dhe me pasoja të pa parashikueshme në krahasim me Marrëveshjen e Parë”, ka potencuar ai.

Mustafa thotë se nga një marrëveshje politike me synim shtrirjen e sovranitetit, njohjen reciproke, anëtarësime dhe njohje ndërkombëtare është kaluar në marrëveshje për status quo.

Ish-kryeministri Mustafa thotë se vonesat në procesin e dialogut më së paku i konvenojnë Kosovës dhe se shkojnë në favor të Serbisë “për të vënë në harresë krimet e luftës së fundit dhe për rekuperim politik dhe ekonomik në botën perëndimore”.

Në fund njeriu që ka drejtuar LDK-në për disa vite thotë se Kosova do të duhej ta rikthejë sa më shpejtë fokusin e bisedimeve në njohje reciproke dhe të heqë dorë nga marritë e fortifikimit të kryetarëve në ato që i quan “kullat e komunave”, e ku nuk shkon askush për të marrë shërbime.

“Kosova do duhej ta rikthejë sa më shpejtë fokusin e dialogut në njohje reciproke e të heqë dorë nga marritë e fortifikimit të kryetarëve në “kullat” e komunave, në të cilat s’shkon asnjë qytetar për të kërkuar shërbime”, ka përfunduar Isa Mustafa për Gazetën Express.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për gazetën serbe “Danas” teksa ka folur për marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi të arritur në Ohër, ka thënë se Kosova ka bërë një lëshim të madh duke hequr dorë nga njohja formale e Serbisë.

ADVERTISEMENT

“Serbia është pajtuar me tekstin e Marrëveshjes dhe zbatimi i plotë i saj na çon në një situatë të re dhe më stabile se sa kemi tani. Me Marrëveshjen Bazike (27 shkurt) Serbia është pajtuar që ta trajtojë Kosovën si një anëtare të barabartë sovrane, ka njohur integritetin tonë territorial, ka rënë dakord të mbajë marrëdhënie normale si me të gjithë fqinjët e tjerë dhe të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ne e kuptojmë se njohja formale nuk është aty dhe ky ishte një lëshim i madh i Kosovës. Është e rëndësishme që ne të ndërtojmë marrëdhënie të qëndrueshme si anëtarë të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë zvëndëskryeministri Bislimi kur është pyetur për atë se çfarë pritet të ndodh në takimin e radhës Kosovë-Serbi pasi Marrëveshja e Ohrit s’po respektohet.

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vucic do të takohen më 14 shtator në Bruksel. Sipas të gjitha gjasave një prej pikave kryesore të diskutimit do të jetë plani i sekuencimit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, dhe gjithashtu edhe situata në veri dhe zgjedhjet në katër komunat veriore./GazetaExpress/

TË NGJASHME

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2025-11-05
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2025-11-05
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

2025-11-04
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2025-11-03
Next Post
Latifi: Sot Presidenca prodhoi dy lajme qesharake

Latifi: Sot Presidenca prodhoi dy lajme qesharake

Related Post

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

2025-02-26
Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

2023-05-12
Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

2024-01-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2 DITË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2 DITË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

3 DITË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

4 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

4 DITË MË PARË
Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

1 DITE MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

1 JAVË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL