Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka refuzuar kërkesën e Patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirie, për të vizituar sot Patriarkanën e Pejës më 13 maj.
Një gjë të tillë MPJD e ka bërë të ditur përmes një komunikate në Facebook.
“Përderisa Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, të mos lejojë vizitat e zyrtarëve tanë shtetërorë në Serbi dhe për më tepër të mos ndalet me fushata kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si në proceset integruese ashtu edhe ato të njohjes, të vazhdojë të përdorë gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime kundër Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të saj, nuk do të lejohen vizitat as nga ana jonë”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.
Tutje në komunikatë theksohet se Serbia ka krijuar grup ministror për ta shkelur marrëveshjen bazike dhe për të penguar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, andaj sipas MPJD-së “përderisa vazhdon me këtë qasje dhe luftë me çdo mjet kundër Kosovës nuk do këtë aprovim te vizitave të tilla”.
Në fund të komunikatës MPJD ka theksuar se inkurajon Serbinë që të zbatojë marrëveshjen bazike dhe të veprojë me reciprocitet në raport me Kosovën dhe vizitat e ndërsjella.